Raporti i Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar progresin e arritur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në forcimin e kornizës së stabilitetit financiar në vend.
Sipas komunikatës së BQK-së, raporti njeh avancimet e rëndësishme në mbikëqyrjen e sektorit financiar, përfshirë qasjen e bazuar në rrezik, zbatimin e procesit të rishikimit dhe vlerësimit mbikëqyrës (SREP/SRP), si dhe testimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e politikave makroprudenciale. Po ashtu, theksohet se sistemi financiar i Kosovës mbetet i qëndrueshëm, me banka të mirëkapitalizuara, nivel të ulët të kredive joperformuese dhe likuiditet mbi kërkesat rregullative.
Raporti vë në pah se, që nga vlerësimi i parë i stabilitetit financiar, BQK-ja ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, duke përfshirë zbatimin e standardeve ndërkombëtare si Basel III, përmes instrumenteve si Raporti i Levës, LCR dhe NSFR, si dhe aktivizimin e mekanizmave makroprudencialë. Gjithashtu, është përparuar në identifikimin e bankave me rëndësi sistemike dhe në vendosjen e shtesës kundërciklike të kapitalit.
Në raport theksohet edhe progresi në forcimin e kapaciteteve institucionale, analizës së stabilitetit financiar dhe përgatitjes për menaxhimin e krizave, duke ofruar një udhërrëfyes për reformat e ardhshme.
BQK-ja ka shprehur mirënjohje ndaj FMN-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve dhe asistencën teknike, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin për zbatimin e reformave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e Bashkimit Evropian, me synim ruajtjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit financiar në Kosovë.
Në Itali e bëjnë të kryer rinovimin e Rrahmanit me Napolin, ...
Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin pjesërisht hapësirën ajro...
Prokuroria e Prishtinës sekuestron rreth 100 mijë euro pasur...
KQZ miraton 949 qendra votimi në 38 komuna për zgjedhjet e 7...
KQZ: Mbi 22 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në z...
Henry i mahnitur nga inteligjenca e Yamal, shpreson të jetë ...