Milani është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Nemanja Maticin, sipas La Gazzetta dello Sport, mirëpo po përballet me konkurrencë nga Atletico Madridi.
Mesfushori serb i Manchester Unitedit, Nemanja Matic, vazhdimisht është spekuluar për një transferim të mundshëm te rivali i qytetit i Milanit, Interi, pasi që edhe trajneri Antonio Conte shihet si adhurues i madh i 31-vjeçarit, transmeton Gazeta Express.
Dyshja Conte- Matic kishte punuar bashkë për një sezon në Chelsea, kur klubi londinez u shpall kampion i Premierligës gjatë sezonit 2016/17.
Megjithatë, La Gazzetta dello Sport tani raporton se kuqezinjtë tani janë të interesuar për Maticin.
Mesfushori e ka humbur vendin e tij në formacionin e parë të Manchester Unitedit nën Ole Gunnar Solskjaerit dhe i ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, shkaku edhe i lëndimeve.
Kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe mediat italiane besojnë se Milani do ta transferojë futbollistin gjatë afatit kalimtar të janarit për një shumë të vogël parash, ndërsa futbollisti kërkon kontrata deri në qershor 20022.
Megjithatë, klubi kuqezi s’do ta ketë të lehtë ta sigurojë transferimit e serbit, pasi që për të është interesuar edhe Atletico Madridi. /Gazeta Express/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme