Milan ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-1 ndaj Interit në derbi “Della Madonnina” në kuadër të javës së pestë në Serie A.
“Rosonerët” nisën më mirë takimin duke shënuar në minutën e 10-të, përmes Christian Pulisic, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, Inter u këndell shpejtë dhe barazoi në minutën e 28-të, me golin e Dimarcos.
Pjesa e dytë pati tjetër fytyrë, me Milanin që sulmonte.
Ndërkohë pas gjithë asaj iniciative shpërblimi erdhi në minutën e 89-të, kur Gabbia realizoi për t’i dhuruar epërsinë Milanit, një minutë para fundit.
Deri në fund Interi pati një mundësi por nuk arriti të shënoj dhe ndeshje përfundoi me këtë rezultat.
Pas kësaj fitore Milani ngritët në vendin e shtatë me tetë pikë aq sa ka edhe Interi që është i gjashti./Arbresh.info
Mbi 6 mijë lindje në tre muajt e parë të vitit në Kosovë, do...
Rama emëron Zyhrije Pllana në pozitën e Drejtoreshës së Inve...
Shkëlqimi me Spartën, Albion Rrahmani në formacionin e javës...
Haxhiu takohet me Sadikun, theksohet bashkëpunimi në sistemi...
Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit tonë, merito...
Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut, falënderon për mbë...