Rama emëron Zyhrije Pllana në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale

12:24 | 4 Maj 2026
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka emëruar Zyhrije Pllana në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen Sokol Havollit që ka ushtruar këtë detyrë deri më tani.

“Me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në Kryeqytet, znj. Pllana ka qenë pjesë e proceseve kyçe institucionale, duke kontribuar me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet në shërbim të qytetarëve. Shprehim mirënjohje dhe besim të plotë në aftësitë e saj për të udhëhequr me sukses investimet kapitale dhe për të avancuar projektet me rëndësi strategjike”, tha Rama.

“Njëkohësisht, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për Sokol Havolli për kontributin e tij, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë ushtrimit të kësaj detyre deri tani. I urojmë znj. Pllana suksese të vazhdueshme në këtë përgjegjësi të re, ndërsa z. Havollit i dëshirojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale