Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar zjarrfikësit si një nga shtyllat më të rëndësishme të shërbimit publik në vend.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Haradinaj shkroi se pavarësisht kushteve të vështira dhe mungesës së mbështetjes së duhur, sipas tij, në vitet e fundit, zjarrfikësit nuk janë ndalur asnjëherë në kryerjen e detyrës së tyre.
“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit. Në kushte të vështira, të lënë anash dhe pa mbështetjen e duhur nga qeverisja e fundit, ata nuk u ndalën asnjëherë. Me përkushtim dhe guxim, çdo ditë janë në vijën e parë në shërbim të qytetarëve. Sot, më shumë se kurrë, meritojnë respektin, vlerësimin dhe përkrahjen për shërbimin ndaj vendit. Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre. 4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, shkroi Haradinaj.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...