Haxhiu takohet me Sadikun, theksohet bashkëpunimi në sistemin gjyqësor

12:05 | 4 Maj 2026
E.H

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku,

Presidenca njofton se Haxhiu me Sadikun kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale