Verona ka mposhtur Milanin me rezultat 2:1.
Milan ka marrë një tjetër goditje në Serie A, pas është mposhtur nga skuadra e fundit në tabelë, Verona me rezultat 2:1.
Milani kaloi e para në epërsi me anë të sulmuesit francez Jeremy Menez, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Verona nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte rezultatin në 1:1 me golin e ish sulmuesit të Milanit, Giampaolo Pazzini, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Siligardi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e fundit nga gjuajtja e lirë.
Pas kësaj humbje, Milan mbetet në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Verona në vendin e fundit me 25 pikë.
https://youtu.be/8QyLujIPRwg
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës