Dy gjigandët italian Milan dhe Juventus sonte luajnë derbin e kësaj jave në Serie A.
Ndeshja luhet në “San Siro” dhe nis me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
“Rosonerët” kërkojnë fitoren me çdo kusht për të rikthyer kreun e tabelës që e humbën mbrëmë pas fitores së Interit në udhëtim tek Torino.
Teksa edhe “Zonja e Vjetër” kërkon fitore për të u afruar edhe më shumë me kreun.
Momentalisht Milani është e dyta me 21 pikë teksa Juve është një pozitë më posht me 17 pikë, lider është Interi me 22 pikë.
Në këtë derbi te dy skuadrat kanë probleme me lojtarët e tyre, Pioli nuk do të ketë në disponim portierin e parë Mike Maignan i cili është i suspenduar pas kartonit të kuq ndaj Genoas.
Si shkak i suspendimit do të mungojë edhe një ndër lojtarë kryesor të rosonerëve, Theo Hernandez, ndërkohë edhe portieri i dytë i Milanit, Sportiello është në dyshim për ndeshje.
Milan akoma vazhdon mos ti ketë në disponim Bennacerin, Louftus-Cheek, Krunicin dhe Chukwuezen shkak i lëndimeve.
Teksa mysafirët do të jenë sonte pa kapitenin Danilo, mungesë do të jetë edhe Alex Sandro, e De Sciglio për arsye lëndimesh.
Kurse Pogba mungon shkak i suspendimit për doping, por kujtojmë që këtë javë është suspenduar edhe Fagioli i cili është përfshirë në baste ilegale.
Gjyqtar kryesor i këtij derbi do të jetë Maurizio Mariani./Arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...