Milan i ka ofruar një kontratë trevjeçare mesfushorit të Manchester United Marouanne Fellaini, sipas gazetave belge.
La Derniere Heure pretendon se propozimi ka mbërritur në zyrat e përfaqësuesve të tij gjatë javës së shkuar.
Nuk është hera e parë që Fellaini përflitet për një kalim në San Siro dhe ai do të ishte një përforcim ideal për trajnerin Gennaro Gattuso.
Klubi italian është në kërkim të një mesfushori me eksperiencë i cili ka fituar trofe dhe mund të sjellë shpirt luftarak në skuadër.
30-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë duke filuar nga 30 qershori pasi do t’i ketë përfunduar kontrata me Manchester United, që po mundohet ta bindë lojtarin të rinovojë por deri tani pa sukses.
Fellaini ka shënuar pesë gola dhe një asist në 23 ndeshje kompetitive këtë sezon.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale