Milan është i hapur për mundësinë që të transferojë mesfushorin e Borussia Dortmund, Mario Gotze, por e ka njoftuar klubin se do t’i zvogëlohet pagesa.
Javën e kaluar Dortmund ka konfirmuar se Gotze do largohet në fund të sezonit, pasi lojtari nuk është në planet e gjigantit gjerman, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, “Rosonerët” e duan Gotze, por nuk do ta paguajnë vlerën e 8 milionë euro për sezon që fiton te Dortmund.

Nëse Gotze pranon të kalojë në “San Siro” do fitojë rreth 2.5 milionë deri në 3.5 milionë euro në vit.
Pritet të shihet vendimi kryesor i gjermanit gjatë afatit veror./arbresh.info.
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...