Skuadra AC Milan. ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic, dhe zyrtarizimi do të bëhet ditët e ardhshme.
Sipas “Calciomercato”, AC Milan ka arritur marrëveshje me Mario Mandzukic për tranferimin e tij në “San Siro”.
Marrëveshja do të bëhet zyrtare nga dita e sotme deri të martën, ish-sulmuesi i Juventusit, do të nënshkruajë kontratë për 18 muaj me mundësi zgjatje.
Sipas artikullit, mundësia e zgjatjes është nga gjashtë deri në 12 muaj.
Mandzukic përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me “Bianconerët”.
Ai u angazhua tek skuadra e Al-duhail në ligën e Katarit, sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?