Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar drejt Tuzllës për t’u përballur me Bosnje e Hercegovinën për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2024’.
Bosnja triumfoi të mërkurën në Prishtinë me rezultat 25-22, ndërsa Dardanët janë angazhuar që të bëjnë reagimin e duhur në sfidën kthyese.
Tifozët boshnjakë u bënë një mikpritje të bukur hendbollistëve tanë me një mesazh të shkruar në tribunat e palestrës ‘Mejdan’, shkruan telegrafi.
“Mirë se vini lojtarë të Kosovës së Pavarur”, shkruante me shkronja të mëdha, ndërkohë që shfaqej edhe flamuri i Kosovës.
Para ndeshjes, lideri i mbrojtës sonë, Bujar Ramosaj, theksoi se do të jepnin maksimumin në këtë përballje.
“Në këtë fazë garash nuk ka ndeshje të lehta. Ka disa vjet që përballemi me top-kombëtare evropiane dhe e dimë që asnjëherë nuk është lehtë”, ka thënë ai mes tjerash.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës