Mikel Arteta ka zbuluar se kujt duhet t’i adresohet faji për humbjen e Arsenalit me rezultat 1-0 ndaj Ëest Hamit të shtunën, rezultat ky që lë ata tetë pikë mbrapa Liverpoolit.
‘Topçinjtë’ u mposhtën nga një gol i shënuar nga Jarrod Bowen dhe Arteta citoi pas ndeshjes se ai duhet të bart përgjegjësinë kryesore për humbjen.
Arteta mund të gjejë arsyetim tek lëndimet si faktor kyç mbrapa kësaj humbje, me Kai Havertz, Gabriel Jesus, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli që janë jashtë fushës.
Sidoqoftë, Arsenali nuk ka fituar më shumë se tri ndeshje radhazi në kampionat këtë sezon, duke mos arritur asnjëherë që të fitojë momentumin e nevojshëm për të garuar në nivelin më të lartë.
“Ne duhet të jemi të zemëruar. Shpresoj që jemi shumë sepse nuk i arritëm nivelet që dëshironim dhe unë jam shumë përgjegjës dhe jam shumë i zemëruar”.
“Refuzoj që të fajësoj gjyqtarët plotësisht sepse unë po flas për standardet e lojtarëve dhe skuadrën që luajti, duke përfshirë mua 100 për qind, nuk ishim aspak afër nivelit që duhet të kemi për të pasur mundësinë të fitojmë një ndeshje të Ligës Premier”.
“Ne ishim mjaft konsistent, po, por futbolli është rreth asaj çfarë bën sot dhe ne nuk ishim aspak afër nivelit”, ka thënë Arteta.
Arsenali do të rikthehet sërish në aksion të mërkurën, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Nottingham Forest./Telegrafi/
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...