Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se sa i kënaqur është me mesfushorin Granit Xhaka.
Xhaka në muajin e fundit ka pasur probleme të mëdha me “Topçinjtë” dhe gjithashtu ka humbur shiritin e kapitenit, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, dje kosovari ishte titullar në fitoren ndaj rivalit Manchester United.
Me kualitetin e tij është i kënaqur edhe tekniku spanjoll, i cili ka deklaruar se e ardhmja e Xhakës do të jetë në “Emirates”.

“Mendoj se Granit do të qëndrojë. E pëlqej shumë, në mënyrën si luajmë na duhet shumë. E pëlqej mënyrën si është, mënyrën si e tregon profesionin”
“Është i fokusuar, çdo herë që flas është duke dëgjuar, dëshiron të mësojë dhe është lojtar i mirë në futboll. Jam i gëzuar që është në skuadër”
Xhaka gjatë këtij muaji ka qenë i lidhur me rikthimin në Bundesligë te Hertha Berlin./arbresh.info.
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...