Mike Maignan duket se do të largohet nga Milan në merkaton e janarit ose në verën e ardhshme.
Edhe pse fillimisht palët ranë dakord për rinovimin e kontratës, tani çdo gjë ka mbetur pezull dhe Mike Maignan është drejt largimit nga kuqezinjtë.
Largimi i francezit mund të ndodhë në merkaton e janarit, nëse drejtuesit kuqezinj nuk duan ta humbin përfundimisht si lojtar të lirë.
Në rast se nuk vjen një ofertë e mirë në janar, atëherë Mike Maignan do të largohet në verë, kur i mbaron edhe kontrata.
“Calciomercato” raporton se drejtuesit kuqezinj kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Mike Maignan dhe ai është Guillaume Restes, portieri i ri i Toulouse, i cili edhe pse është vetëm 19 vjeç, konsiderohet si një nga portierët më të mirë të momentit në Francë dhe më gjerë.
Dy alternativa të tjera për portën po ashtu janë edhe Elia Caprile, portieri i Cagliarit dhe Zion Suzuki, portieri i Parmës, por objektivi kryesor është padyshim francezi Guillaume Restes.
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur