Nënpresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuayi.
Reprezentuesi i Belgjikës gjatë mbrëmjes së kaluar ka kaluar testet mjekësore në klubin francez.
Vasilyev njoftoi zhvillimin para derbit gjatë ditës së djeshme, ku kuqebardhët barazuan në derbin kundër Marseille me rezultat 1:1, transmeton Telegrafi.
Batshuayi do t’i bashkohet gjatë ditës së sotme Moancos në formë huazimi deri në fund të vitit pa mundësinë për të nënshkruar përgjithmonë.
Theksojmë se 25-vjeçari në pjesën e parë të sezonit të kaluar ishte i huazuar te Valencia.
Ndryshe, futbollisti ka qenë i huazuar edhe te Borussia Dortmund gjersa kartonin e tij e posedon skuadra angleze e Chelseat.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës