Miami i është afruar edhe më shumë finales së madhe të NBA-së për sezonin 2022/23.
Heat e mposhtën Bostonin edhe në ndeshjen e dytë finale të Konferencës.
Miami triumfoi në “TD Garden” me rezultat 111:105 (24:25, 30:25, 21:33 e 22:36) për ta ngritur epërsinë në serinë e ndeshjeve finale në 2-0, shkruan “Gazeta Express”.
Te Heat më të dalluarit ishin Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 25 dhe Bam Adebayo me 22 pikë.
Nga ana tjetër, 34 pikët e lojtarit më të mirë Jayson Tatum nuk iu mjaftuan Celtics që ta shmangin humbjen.
Miamin e ndajnë dy fitore nga finalja e madhe e NBA-së, kurse Bostonin e pret një punë e vështirë në tentim për ta përmbysur serinë e “finales së vogël” për të shkuar në “finalen e madhe” të NBA-së.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?