Top golashënuesi i Superligës së Kosovës në edicionin 2024/25, Mevlan Zeka ka befasuar të gjithë me skaudrën e tij të re.
Zeka është prezantuar para disa minutave tek skuadra rumune UTA Arad, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit rumun.
Mevlan Zeka shkëlqeu edicionin e kaluar me Suharekën duke shënuar 22 gola dhe duke qenë top golashënues i elitës së futbollit kosovar. Mirëpo pasi kjo skuadër ra nga liga ai u largua nga ky klub.
Ai me këtë klub ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.
Në karrierën e tij, sulmuesi ka luajtur për disa nga klubet më të njohura në Kosovë si: Vëllaznimi, Liria, Feronikeli, Gjilani dhe Ballkani, me të cilin ka fituar edhe trofe dhe ka përfaqësuar vendin në garat evropiane./Arbresh.info
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...