Pasi zyrtarizuan mbrëmë transferimin e Lorik Boshnjakut, Gjilani ka vazhduar me “goditje” edhe ditën e sotme.
Klubi gjilanas ka zyrtarizuar një tjetër futbollist në radhën e veta duke vazhduar konsolidimin për edicionin e ri, shkruan Arbresh.info.
Mevlan Adili është futbollisti i radhës i cili iu bashkua “Skifterave”. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të klubit gjilanas në rrjetin social Facebook.
Adili së fundmi pati një përvojë në Maqedoninë e Veriut, saktësisht me Shkëndijen e Tetovës, ku sezonin që lamë pas u shpallën kampion.
Ai luajti në 32 ndeshje në të gjitha garat me këtë klub ku kontribuoi me një gol dhe një asistim.
Pozita e tij është qendërmbrojtës./Arbresh.info

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...