Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil refuzoi një ofertë luksoze muajin e kaluar nga Paris Saint Germain.
Mesut Ozil vendosi dje lapsin në një marrëveshje të re tri vjeçare e gjysmë te “Topçinjtë” pasi ajo e mëparshme ishte e vlefshme vetëm deri në qershor të këtij viti, transmeton portali arbersh.info.

Gazeta gjermane ‘Bild’ thotë se drejtori i PSG-së, Antero Henrique, ka kontaktuar mesfushorin kreativ për t’i shtruar një ofertë madhështore për transferim në Paris Saint Germain. Gjiganti francez ishte i gatshëm të nënshkruaj më para me mesfushorin muajin e kaluar sesa të pres deri në qershor.
Megjithatë, Mesut Ozil refuzoi përpjekjet nga Henrique duke vendosur për të vazhduar qëndrimin në Emirates.
Arritja e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang ishte e mjaftueshme për të bindur Ozilin që të vendos lapsin në kontratën e re./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?