Mesfushori Mesut Ozil raportohet të jetë afër largimit nga Arsenali gjatë kësaj merkato verore të transferimeve.
Pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë afatgjate gjatë muajve të fundit të kohës së Arsene Wenger në detyrë, Ozil është përfolur shumë për largim nga “Topçinjtë” qysh pas arritjes së trajnerit Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra në Premierë Ligë aktualisht është e kufizuar në merkato të transferimeve për shkak të pagës së Ozilit, megjithëse duket se klubi londinez është afër gjetjes së zgjedhjes.
Bazuar në raportet në Turqi, Fenerbahce aktualisht ka “50-51%” shanse për të siguruar marrëveshje me mesfushorin, i cili ka edhe dy vite të mbetura në Emirates.
Largimi në formë huazimi nga Arsenali duke paguar një pjesë të pagës së Ozil duket se ka gjasë më të madhe që të ndodhë duke i ofruar kështu Fenerbahces mbështetje financiare për nënshkrimin me lojtarin që ka prejardhje turke./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit