Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorës

23:44 | 28 Prill 2026
Q L

Një breshkë detare e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdetin e Vlorës, në zonën e Plazhit të Vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, breshka ka dëmtime të rënda në pjesën e kokës, çka ngre dyshime se është goditur nga helikat e një mjeti lundrues, duke pësuar plagë fatale.

Kanë qenë qytetarët ata që e kanë konstatuar trupin e pajetë në vijën bregdetare dhe kanë njoftuar për rastin. /A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale