Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opozita po na çon në zgjedhje, qytetarët t’ua mbajnë mend

23:41 | 28 Prill 2026
Q L

Pak minuta deri në përfundim të afatit kushtetues për presidentin, seanca ka rinisur, por kryekuvendarja Haxhiu tha se do të presin deri në minutat e fundit, që opozita të vijë në sallë.

Ministri Hekuran Murati mori fjalën. Ai fajin për situatën e barti tek opozita, e cila tha se po e saboton vendin.

“Deputeti është delegat, përfaqësues i popullit. Në ditën më të rëndësishme, nuk i kemi këtu. Ulëset e tyre janë të thata dhe nuk e përfaqësojnë qytetarin. Të gjithë ju qytetarë që keni dhënë votën për ata deputetë e që sot po ju sabotojnë e nuk po ju përfaqësojnë këtu, duhet t’i pyesni pse me ju votu. Nëse ata nuk po ju përfaqësojnë juve, cila është arsyeja pse ju duhet me i votu. Nëse këta po e sabotojnë vendin e po e çojnë sërish në zgjedhje, do të duhej ta kishin edhe përgjigjen e juaj”, tha Murati ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale