Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka vendosur për të rikthyer mesfushorin Mesut Ozil në Arsenal.
Ylli i “Topçinjve” luajti për plotë 90 minuta në ndeshjen e barazuar 1 me 1 të ‘Die Mannschaft’ kundër Spanjës mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Por, sipas faqes zyrtare te skuadrës së tyre kombëtare në rrjetin social Twitter, Ozil së bashku me sulmuesin Thomas Muller, nuk do të jenë të pranishëm në Berlin për miqësoren kundër Brazilit.

Low, i cili është pjesë e trajnerëve në listën e shkurtër për të zëvendësuar francezin Arsene Wenger në Emirates, ka konfirmuar këtë javë se nuk do të shfrytëzojë lojtarët e njëjtë në të dy miqësoret.
“Mendoj që nesër struktura do të jetë e përbërë nga Jerome, Mats, Muller, Kroos dhe Ozil që do të startojnë”, ka thënë Low para ndeshjes së zhvilluar kundër Spanjës. “Nuk kam në plan të luaj me lojtarët e njëjtë në të dy ndeshjet”
Arsenali është në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë dhe do të përballet me Stoke Cityn më 1 prill./arbresh.info/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...