Lionel Messi ka zbuluar se Ronaldinho i kishte thënë atij që të merr numrin 10-të para se braziliani të largohej nga Barcelona.
Ronaldinho iu kishte bashkuar katalanasve në vitin 2003, duke trashëguar numrin 10-të nga mesfushori argjentinas Juan Roman Riquelme, i cili ishte huazuar për dy vjet tek Villarreali.
Ylli brazilian pas gjashtë vitesh ishte larguar nga Barcelona, duke shënuar 100 gola në më shumë së 200 paraqitje.
Messi në një intervistë për Barça TV, ka zbuluar se Ronaldinho i kishte premtuar atij numrin 10-të.
“Para se të largohej nga klubi, Ronalidnho e kishte menduar këtë gjë. Ai e kishte në mendje këtë gjë dhe ai më tha që ta marr numrin e tij”, ka thënë Messi.
Asi argjentinasi ka fituar 21 trofe me numrin 10-të dhe në total 26 tituj me gjigantin spanjoll. Messi e vlerësoi lartë pritjen nga ana e Ronaldinhos.
“Të gjithë më mirëpritën mua në dhomat e zhveshjes, dhe Ronaldinho më mirëpriti mua në mënyrë spektakolare”, ka theksuar Messi.
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit
EXIT-POLL PIPOS: VV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 17.3% dhe Aleanca ...
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...