Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zbuluar katër skuadrat që mendon se do jenë rivalët kryesorë për Barcelonën në garë për Ligën e Kampionëve.
Klubi katalunas javën e ardhshme do përballet me Napolin dhe synojnë ta fitojnë garën me prestigjioze në botë, të cilën nuk e kanë fituar që nga viti 2015, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi beson se Liverpool mbetet skuadër favorite pavarësisht humbjes ndaj Atleticos në ndeshjen e parë.

“Të gjitha skuadrat janë të komplikuara dhe të vështira. Paris ishte mysafirë i Dortmund dhe humbi, Liverpool gjithashtu humbi ndaj Atleticos”.
“Por, mendoj se Liverpool, Juventus, PSG dhe Real Madrid janë më të fortat në ditët e sotme”, deklaroi ai për Mundo Deportivo.
Kurse i pyetur për përballjen Atletico – Liverpool, në të cilën fituan vendasit, ai tha se nuk ka qenë befasuese.
“Një ditë pas shortit biseduam dhe ishte shumë afër sepse Atletico lufton për këtë trofe. Në dy ndeshje janë shumë të fortë dhe e kanë treguar këtë gjë”, theksoi Messi.
Me 1 mars, Barcelona do këtë punë jo të lehtë pasi do përballet me rivalin e përjetshëm Real Madrid në “El Clasico”./arbresh.info.
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...