Lionel Messi ka vazhduar duke dhënë kontribut për skuadrën e tij Inter Miami në MLS.
Inter Miami ka luajtur baras 1-1 në përballje me Toronton duke humbur edhe pozitën e parë në Konferencën e Lindjes.
Fillimisht në minutën e 38-të Messi shënoi për 1-0, por goli i argjentinasit u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejueshme.
Pas kësaj ishin mysafirët që kaluan në epërsi me Federico Bernardeschin që shënoi nga afërsia për 0-1.
Megjithatë Messi doli sërish në skenë në minutën e pestë shtesë duke shënuar një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1.
Për Messin ky ishte goli i tretë këtë kampionat, teksa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri