Lionel Messi ka shënuar një gol mjaftë të rëndësishëm mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Superylli argjentinas ka realizuar golin e 6000-të të Barcelonës në La Liga vonë gjatë mbrëmjes së sotme në takimin e parë të sezonit të ri kundër Deportivo Alaves, shkruan portali arbresh.info.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u tregua një mjeshtër i vërtetë me goditjen nga gjuajtja e lirë.
Nga një distancë prej 25 metrave, sulmuesi mashtroi murin mbrojtës të Alaves duke dërguar topin në një pozitë të pakapshme për portierin.
Messi zhbllokoi shifrat në minutën e 64′ të ndeshjes./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...