Messi pranë kuotës së 400 golave me Barcelonën

17:19 | 11 Prill 2015
M. A.

Cristiano Ronaldo në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos (2-0) shënoi golin e 100-të me fanellën e Real Madridit.

Por, Lionel Messi është pranë kuotës se 400 golave në fanellën e Barcelonës.

Sikurse shkruan gazeta sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, lojtari i përfaqësueses se Argjentinës deri tani ka realizuar 398 gola në fanellën e Barcelonës dhe nëse shënon te shtunën në mbrëmje dy gola ndaj Sevilles, do të arrije shifrën e 400 golave.

Ndërkohe, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë duke luftuar edhe për trofeun e golashënuesit më të mitë të sezonit në La Liga.

Deri tani, në krye te listës është ylli portugez me 37 gola të realizuar këtë sezon, katër më shumë sesa Messi që renditet i dyti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale