Lionel Messi ka lënë mënjëanë rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldon, duke thënë se do t’i pasonte topin portugezit nëse do të luanin në të njëjtën skuadër.
Kapiteni 32 vjeçar i Barcelonës ka pasur një rivalitet të ashpër me Cristiano Ronaldon në vitet e fundit.
Gjatë një interviste, Messi u pyet nëse do t’i kalonte topin Ronaldos nëse do të ishin me një skuadër, ai pranoi përfundimisht se do ta bënte.
“Mendoj kështu, në fund, po”, është përgjigjur Messi.
Messi ka vlerësuar lartë paraqitjet e Ronaldos te Juventus, duke e quajtur atë një ‘sulmues grabitqar’.
“Është normale që ai vazhdon të shënoj, ai është një sulmues grabitqar, i pëlqen të shënojë, çdo ditë që ai luan do të shënojë”.
“Ai ka shumë atribute të mira si sulmues, dhe në mundësinë më të vogël shënon”.

Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...
Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus
Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuza për dhunë në...
Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS...
Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda n...