Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka munguar në seancën stërvitore të së premtes para ndeshjes së tyre të dielën kundër Athletic Bilboas.
Skuadra e Ernesto Valverde do të përballet me një test mjaftë të vështirë në San Mames derisa vazhdojnë garën për titull, por duket se ata do të jenë në mungesë të yllit kryesor të skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi argjentinas është në fazën e rehabilitimit pas lëndimit në kofshë që e detyroi të largohet nga ndeshja kundër Valencias javën e kaluar, ndonëse është paraqitur në El Clasico në mesjavë kundër Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit.
Valverde ka konfirmuar se Messi ka punuar i vetëm me stafin mjekësor të skuadrës që janë duke u përpjekur për të bëjë atë të gatshëm.
Sidoqoftë, ka lajme pozitive për liderin e La Ligas për shkak se Ousmane Dembele është rikthyer në stërvitje pasi mungoi në ndeshjen kundër Real Madridit për shkak të problemeve me bajame./arbresh.info/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...