Pep Guardiola mund të bëjë një rikthimin tronditës në Barcelonë, sepse Lionel Messi e do atë në Spanjë.
Trajneri u largua nga ‘Camp Nou’ pas katër viteve gjatë të cilave bëri një kthesë rrënjësore te skuadra katalunase, nga e cila u transferua më pas në Bayern Munich, dhe tani në Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Lionel Messi në Premierë Ligë? (Video)
Me largimin e Guardiolas, Barcelona u bë njëra nga fuqitë më të madha në Evropë duke shkruar gjithashtu histori pasi ishte klubi i parë që fitoi ligën, kupën dhe Ligën e Kampionëve për herë të dytë. Megjithatë, disfata tronditëse 4 me 0 nga Paris Saint Germain ka vënë në dyshime pozitën e Luis Enriques si trajner, madje tifozët kanë frikë se edhe Messi do të largohet.
Siç raporton ‘The Sun’, fituesi i Topit të Artë për të pestën herë dëshiron që Guardiola të rikthehet gjatë verës.
Messi personalisht ka thirrur Guardiolan dhe e ka pyetur atë rreth rikthimit në ‘Camp Nou’./arbresh.info
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...