Barcelona i është shmangur ndonjë befasie të mundshme këtë mbrëmje (e mërkurë) duke e mposhtur bindshëm skuadrën e Lyonit.
Superylli Lionel Messi shkëlqeu kundër skuadrës franceze në takimin kthyes në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve duke i ndihmuar gjigantit katalunas të vazhdojë tutje në çerekfinale, shkruan portali arbresh.info.
“Blaugranët” shënuan pesë gola kundër skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Bruno Genesio, e cila golin e vetëm të takimit e realizoi me anë të Lucas Tousartit pas barazimit pa gola në takimin e parë.
Lionel Messi gjeti portën dy herë gjatë kësaj ndeshje, por ishte asistues gjithashtu në dy golat e fundit të skuadrës së tij.
Philippe Coutinho, Gerard Pique dhe Ousmane Dembele gjetën gjithashtu portën sonte në Camp Nou.
Rivali i ardhshëm i Barcelonës do të mësohet pas hedhjes së shortit të premten./arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...