Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar trajnerin Ernesto Valverde për ndikimin që ka pasur në klub qysh pas marrjes së detyrës.
Ish trajneri i Athletic Bilbaos ka qenë pasardhësi i Luis Enriques në Camp Nou pas largimit të tij muajin maj të vitit të kaluar pas triumfit në Kupë të Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte e qartë që nga fillimi”, ka thënë ai të premten duke folur në një event të sponsorizuar. “Ai ka thënë atë se çfarë ka dashur dhe ne jemi adaptuar. Nuk ishte shumë ndryshe nga ajo që ne ishim duke bërë paraprakisht”
“Ne jemi bërë më të fortë në mbrojtje dhe ne kemi lojtarë me kualitet të lartë tutje në sulm, që mund të fitojnë ndeshje”
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka thënë gjithashtu se nuk është i fokusuar në trofe personal por në ata me klubin./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës