Ish mesfushori i Argjentinës, Hector Enrique ka pretenduar se Lionel Messi nuk do të jetë asnjëherë i mirë si Diego Maradona.
Fituesi i Kampionatit Botëror 1986 zgjodhi anën e tij në debatin se cili nga dy yjet duhet të vlerësohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Argjentinë, transmeton portali arbresh.info.
“Messi, fatkeqësisht, ka pasur një kohë të vështirë në skuadrën kombëtare”, ka thënë fillimisht Enrique për Ataque Futbolero.
“Shpresoj që në Kampionatin Botëror të ardhshëm ai do të ketë fatin që kishim ne, por Messi kurrë nuk do të arrijë nivelin e Maradonas”
“Ajo që dua nga Messi është që të luaj”
“Nëse nuk kalon kohë të mirë me skuadrën, më mirë të mos vije”
Pas një pushimi nga “Albiceleste” dimrin e kaluar, sulmuesi i Barcelonës u kthye në skuadër gjatë miqësores kundër Venezuelas dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij në Kupë të Amerikës 2019 në Brazil gjatë verës./arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...