Argjentina e ka nisur keq Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku është befasuar në ndeshjen e parë nga Arabuia Saudite 1-2.
Përkundër që janë ndër favoritët kryesorë, argjentinasit tani e kanë shumë të vështirë për të kaluar grupin dhe për ta bërë një gjë të tillë i duhen dy fitore në dy sfidat e ardhshme ndaj Meksikës dhe Polonisë.
Por kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë para përballjes me Meksikën, Lionel Messi ka publikuar një foto në ‘Insta Story’, shkruan telegrafi.
Kapiteni i Argjentinës ka vendosur një foto të vjetër të Diego Maradonës në storjen e tij, duke e kujtuar atë në dy vjetorin e vdekjes.

Gjithsesi në Argjentinë mediat kanë kërkuar nga Messi që t’i dhurojë përfaqësueses një fitore në nder të legjendës Diego Armando Maradona.
Kjo është hera e parë që mbahet një Kupë e Botës dhe Maradona nuk është në stadium për ta përkrahur Kombëtaren argejntinase.
Kujtojmë se Maradona ishte më meritori që Argjentina kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1986.
Tani mbetet të shihet nesër mbrëma nëse Messi do t’i bëj argjentinasit ta kujtojnë Maradonan e botëroreve, pasi gjithë sytë e popullit argjentinas janë te ylli i PSG-së.
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët