Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi ka pranuar se ka menduar që trajneri Ernesto Valverde do të shkarkohej pas disfatës në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar.
Barcelona mposhti 3 me 0 “Redsat” në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou, por skuadra e Jurgen Klopp u rikthye duke i mposhtur ata në takimin kthyes me rezultat 4 me 0, transmeton portali arbresh.info.
“Kur gjëra si këto ndodhin, të gjithë mendojnë më të keqën sepse qëllimet e thëna në fillim të sezonit nuk janë përmbushur”, ka thënë Messi për Sport kur është pyetur nëse ka menduar se Valverde do të shkarkohej.
“Diçka të ngjashme një vit më parë ndodhi (kundër Romas 3 me 0), megjithëse mendoj se kjo ishte më e keqe”
“Të gjithë e kanë menduar këtë (shkarkimin e Valverdes). Por, siç e kam thënë edhe atëherë, ai nuk duhet fajësuar për ndeshjen që ne kemi luajtur në Anfield as për rezultatin. Deri atëherë ne kemi pasur një sezon të mrekullueshëm, dominues në ligë nga fillimi deri në fund”
“Ishte më shumë tek ne se trajneri”, shton Messi./arbresh.info/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur