Google ADS

Messi: Inter Miami do të jetë klubi im i fundit

19:53 | 12 Qershor 2024
D.H

Lionel Messi aventurën si lojtar profesionist do të përfundojë tek skuadra e Inter Miamit.

Futbollisti argjentinas e tha këtë në një prononcim për ESPN, shkruan Arbresh.info.

“Inter Miami do të jetë klubi im i fundit. Nga sot, do të jetë i fundit”, deklaroi Lionel Messi.

Ai tani më i ka dhënë fund dilemës për një rikthim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës, që kaloi vitet e lavdishme si lojtar.

36-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Inter Miamit deri në vitin 2025./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme