Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2023 nga FIFA.
Argjentinasi ka fituar për herë të tretën këtë çmim pas viteve 2019, 2022, shkruan Arbresh.info.
Një vendim ky mjaft diskutabil që ka ngjallur reagime në opinionin sportiv.
Messi së bashku kanë arritur të fitojnë nga 48% të votave, mirëpo kapitenët e kombëtareve e kanë votuar më shumë ‘pleshtin’ gjë që ia dha edhe çmimin më të mirë të vitit.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës pati vota mjaft interesante duke i dhënë pesë pikë bashkëlojtarit të tij Victor Osimhen, tre pikë një tjetër bashkëlojtari të tij Khvicha Kvaratskhelia dhe një pikë Messit.
Votim të çuditshëm pati edhe ish përzgjedhësi i Kosovës Primoz Gliha, i cili pesë pikë i dha për Brozovicin, tre për De Bryuene dhe një për Gundogan.
Teksa nga Shqipëria pesë pikët e kapitenit Gjimshiti shkuan për Messin, tre për Haaland e një për Rodrin, kurse Sylvinho pesë pikë i dha për Haalandin, tre për Messin dhe një për De Bryuene.
Kurse kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pesë pika i dha për Messin, tre për Haaland dhe një për Mbappe./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin