Ish sulmuesi i Inter-it dhe Milan-it, Antonio Cassano ka thënëse ylli i Barcelonës, Lionel Messi është më i mirë se legjenda e Argjentinës, Diego Maradona.
Messi në fillimet e karrierës u quajt me nofkën “Maradona i ri”, por Cassano beson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është më i mirë, transmeton portali arbresh.info.

“Maradona bëri diçka që nuk është parë për katër ose pesë vjet, por Messi është duke bërë të njëjtën gjë për 15 vite”.
“Ka shënuar 710 gola dhe ka kontribuar me 300 asistime. Kur ai luan, skuadra është në epërsi 1 – 0”.
“Tifozët e Maradona-s duhet ta kuptojnë. Është dikush që e ka kaluar”, deklaroi ai.
Messi vazhdon me formën e shkëlqyer dhe këtë sezon tani ka shënuar 19 gola./arbresh.info.
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...
Haxhiu: Drejtësia për Qyshkun, Zahaqin dhe Pavlanin është de...
Hamza pret Ambasadorin britanik , diskutojnë për zgjedhjet e...
Kryeziu-Hyseni i përgjigjet Osmanit: Na trego çka fole ti me...
Pr/rezoluta për integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objek...