Sergio Ramos ka goditur legjendën Diego Maradona duke pretenduar që Lionel Messi është deri tani futbollisti më i mirë argjentinas në histori.
Në fillim të kësaj jave, Maradona kishte pretendoi se kapiteni i Real Madridit nuk ishte aq i mirë sa rivali i tij te Atletico Madridi, Diego Godin, transmeton portali arbresh.info.
Por, kur është pyetur rreth komenteve të argjentinasit pas fitores së Spanjës 1 me 0 ndaj Iranit të mërkurën, Ramos pretendoi se 57 vjeçari qëndron larg nga aftësitë që Lionel Messi posedon aktualisht.
“Në Argjentinë ata e dinë se Maradona është shumë vite larg nga lojtari më i mirë në histori i të Argjentinës, i cili për mua është Lionel Messi”, ka thënë Ramos.
Spanja siguroi fitoren e parë në Kampionatin Botëror të këtij viti pasi goli nga Diego Costa në pjesën e dytë ishte vendimtar./arbresh.info/
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...