Ish sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu ka thënë se Lionel Messi është i pabesueshëm, por për të më i miri në histori është Ronaldinho.
Ronaldinho dhe Messi janë ndër dy lojtarët më të mirë në histori, të cilët së bashku kanë fituar shtatë herë Topin e Artë, gjashtë argjentinasi dhe një braziliani, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Deulofeu që ka luajtur pranë Messi-t beson se Ronaldinho është më i miri i historisë.

“Për mua, Ronaldinho është lojtari më i mirë në histori. E takova, shkuam të shikojmë ndeshje në “Camp Nou” dhe ishte ulur pranë meje. Ishte eksperiencë e pabesueshme”.
“Messi është i pabesueshëm gjithashtu, e pëlqej shumë. Kam luajtur gjashtë muaj dhe është person i mirë, lojtar i shkëlqyer. E gjithë bota e njeh Messi-n”, deklaroi ai.
Momenalisht 26-vjeçari është duke luajtur në Udinese në formë huazimi nga Vicarage Road./arbresh.info.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...