Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka dhënë një deklaratë për ta fituar Topin e Artë për herë të shtatë.
Argjentinasi ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, derisa është favorit kryesor edhe për vitin 2021, bashkë me Robert Lewandowskin dhe Karim Benzema.
I pyetur për fitimin e mundshëm të çmimit, Messi theksoi se do ishte çmendur, por në rast që nuk e fiton, atëherë nuk do e këtë problem.
“E vërteta është që nuk mendoj për këtë gjë. Çmimi më i madh ishte ajo që arrita me Kombëtaren. Luftuam shumë për të, ishte qëllimi kryesor. Topi i shtatë i Artë do ishte çmenduri, por nëse jo, nuk ka problem”, deklaroi ai.
Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se polaku do e fitojë, derisa disa publikime të mediave franceze e shpallin argjentinasin fitues.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...