Barcelona ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër si lider i grupit F në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa këtë të martë do të jetë mysafirë i Interit, ndeshje e cila njëkohësisht është e fundit në kuadër të grupeve, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi pritet të mos luajë në formacionin e parë, pasi trajneri Ernesto Valverde, nuk dëshiron të rrezikojë që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të lëndohet para “El Clasicos”.
Me 18 dhjetor klubi blaugranas do të pres rivalin e përjetshëm Real Madrid në “Camp Nou”.
Pos Messit edhe shumë lojtarë të ekipit të parë si Luis Suarez, Marc-Andrea Ter Stegen, Sergio Busquets, Gerard Pique pritet të mos luajnë.

Sipas AS, formacioni i kampionit të Spanjës do të jetë: Neto, Wague, Todibo, Umtiti, Junior Firpo, De Jong, Alena, Vidal, Perez, Griezmann, Fati./arbresh.info.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova