Dyshja në Barcelonë, Lionel Messi dhe Luis Suarez raportohet se janë duke kërkuar nga klubi i tyre të siguroj shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë të Bayern Munichut, David Alabas.
Reprezentuesi austriak ka qenë i lidhur me transferimin te gjiganti katalunas në të kaluarën, por mediat spanjolle pretendojnë tani që Messi dhe Suarez janë tifozë të mëdhenj të lojtarit dhe mendojnë se blerja e tij do të ishte më e rëndësishme sesa blerja e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi francez është përfolur shumë nga media të ndryshime se është shënjestër e Barcelonës gjatë verës, por raportet e fundit tani shtojnë se Messi dhe Luis Suarez gjithashtu dëshirojnë transferimin e tij e David Alabas.
Çmimi i 25-vjeçarit në Bayern Munichu besohet të jetë rreth 88 milionë funta.
Gjiganti bavarez sigurisht nuk dëshiron të humb një lojtar aq të rëndësishëm për skuadrën e tyre me një çmim të lirë./arbresh.info/
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...