Inter Miami ka pësuar humbje të rëndë në udhëtim te Charlotte me rezultat të thellë 3-0.

Ka qenë një ndeshje që nuk ka shkuar siç duhet për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.

Në fakt mysafirët kanë mundur të kalojnë të parët në epërsi në minutën e 32-të, kur Lionel Messi fitoi një penallti.

Megjithatë gjeniu argjentinas si rrallë herë dështoi të shënonte nga pika e bardhë, ku kësaj radhe tentoi me panenka dhe goditja e tij u prit nga portieri vendas.

Te skuadra vendase shkëlqu sulmuesi izraelit Idan Toklomati i cili realizoi tre gola në fitoren e madhe të Charlotte 3-0 ndaj Inter Miami. /Telegrafi/