Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka anuluar paraqitjen në një event në Kairo, ku ai supozohej të marrte pjesë të sot (e mërkurë).
Reprezentuesi argjentinas kishte në plan të vizitonte Egjiptin për tu shfaqur në një fushatë në luftën kundër Hepatitit C, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Messi u “shkatërrua” nga ylli i PSG-së (Video)
Ideja ishte të mos rikthej me skuadrën e tij pas ndeshjes kundër Paris Saint Germaint në Paris dhe në vend të kësaj të udhëtonte për në Kairo.
Megjithatë, pas disfatës së thellë 4 me 0 ndaj kampionit në Francë në ndeshjen e xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve, Messi ndryshoi planet. Ai anuloi pjesëmarrjen e tij dhe u rikthye së bashku me bashkëlojtarët e tij në Barcelonë./arbresh.info
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë