Messi nuk është aspak i kënaqur me gjendjen e fushave në Brazil.
Lionel Messi sërish është ankuar për gjendjen e fushave në Brazil, ku po mbahet Kupa e Amerikës, raporton Gazeta Express.
Ylli i Barcelonës thotë se asnjë fushë në të cilën ka luajtur deri më tani, s’ka qenë e mirë, madje as “Maracana” ku të premten mbrëma e mposhti Venezuelën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Brazilin.
“Janë ndeshje të Kupës, çdo kush e mund çdo kënd. Është e vështirë të luash në këso fusha të këqija. Është për të ardhur keq që të gjitha fushat në Copa America janë kështu”, u shpreh Leo.
Ai ndër të tjera iu ka dërguar mesazh shokëve të skuadrës që për të triumfuar në gara të tilla, duhet të vrapojnë shumë dhe të japin gjithçka në fushë.
“E dimë se për të luajtur me më të mirët, duhet të vrapojmë dhe të ndihmojmë mbrojtjen”, tha Leo.
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...