Mësohet se a do të përdoret “VAR” në Ligën e Kampionëve

20:53 | 26 Shkurt 2018

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka deklaruar se teknologjia “VAR”, për ndihmesën e gjyqtarëve nuk do të përdoret në Ligën e Kampionëve.

Ceferin e ka bërë të ditur se “VAR” nuk do të përdoret për sezonin 2018-19, raporton arbresh.info.

“Është shumë konfuz. Askush nuk e di ende me saktësi se si funksionon. Ka shumë konfuzion në dhënien e vendimeve”, deklaroi shefi i UEFA-s.

“Nuk jam aspak kundër, por duhet ti shpjegojmë njerëzve si përdoret. Duhet të shikojmë si do të shkojë në Kupën e Botës”, deklaroi Ceferin në Kongresin e UEFA-s, që po mbahet në Bratislavë.

“Mund të jetë një projekt shumë i mirë dhe i nevojshëm për futbollin, por nuk duhet të nxitohemi për të marrë vendime të tilla”, tha Ceferin.

Teknologjia “VAR” tashmë përdoret në futbollin italian, dhe në këtë sezon është duke u përdorur edhe në Angli, në ndeshjet e FA Cup dhe Carabao Cup. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara