Ish-legjenda e Real Madridi, njëherit edhe kapiteni i kombëtares së Kroacisë, Luka Modric i ka dhënë fund karrierës tek “Los Blancos”, pas 13 viteve.
Luka u prezantua dje si lojtar i Milanit, pasi e kishte përfunduar Botërorin e Klubeve me Realin disa ditë më parë, shkruan Arbresh.info.
Ai me Rosonerët ka nënshkruar një kontratë një-vjeçare, me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.
Sipas Mundo Deportivo, Modric ka pranuar një ulje të konsiderueshme page për të nënshkruar me Milanin. Në Itali, ai do të fitojë midis 2.5 dhe 3 milionë euro bruto në sezon.
Për krahasim, te Real Madridi ai përfitonte rreth 10 milionë euro në vit, ndërsa në sezonin e fundit paga e tij ishte përgjysmuar, duke arritur në rreth 5 milionë euro bruto. Kapiteni i Kroacisë është i motivuar të vazhdojë të luajë në nivele të larta, pasi synon të marrë pjesë edhe në Kupën e Botës 2026.
Modric me Realit gjatë 13 viteve ka fituar gjithsej 28 trofe. Përveç Realit, ai ka bërë karrierë edhe tek Tottenhami, Dinamo Zagreb e Zrinjski Mostar./Arbresh.info
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...